Volkswagen nxjerr në treg modelin e ri

Rreth 40 vite pasa lancimit të modelit klasik i cili është bazuar në modelin 1303S, “Volkswagen” paraqiti në sallonin e makinave në Çikago modelin Beetle GSR Limited Edition.

Versioni i ri Gelb Schwarzer Renner (veturat garuese me ngjyrë të verdhe e zezë) është një lloj “nderimi” për modelin e vitit 1970, dhe natyrisht edhe ky është ngjyrosur me kombinimin e ngjyrës së verdhë e të zezë. Ky model do të prodhohet në 3.500 njësi, ndërsa shitja e tij duhej të fillonte këtë vjeshtë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button