Pse femrat lidhen me mashkull më të ri?

Në qoftë se ju pëlqen ndonjë mashkull i cili është më i ri se ju, në qoftë se flirti i padjallëzi është shndërruar në diçka më serioze, ndërkaq ju ndiheni mirë për këtë që po ju ndodh, atëherë s’keni përse të brengoseni. Me rëndësi është që ju të dy mendoni për të njëjtën gjë. Dallimi i moshës megjithatë është vetëm një numër.

Janë plot energji
Meshkujt e rinj janë plot energji dhe lumturi. Janë optimistë dhe janë në humor shumë të mirë. Janë argëtues, gjithmonë janë të mirë për aventurë dhe dëshirojnë shumë të përkëdhelen.

Ju jeni shefja
Zakonisht do të dëshironi që t’ia mësoni shumë gjëra. Kështu do ta bëni të jetë i varur nga ju, edhe emocionalisht edhe fizikisht. Meshkujt vlerësojnë përvojën, përkatësisht do t’ju vlerësojnë për faktin që jeni më me përvojë. Përvoja dhe mençuria juaj do t’u duken shumë seksi.

Duken mirë
Meshkujt e rinj janë të kujdesshëm sa i përket dukjes së tyre. Nuk është e gjitha vetëm dukja e mirë, mirëpo kjo gjë është gjithsesi një përparësi.

Hyjnë në jetën tuaj me më pak kujtime nga lidhjet e kaluara
Janë shumë më të vogla gjasat që pas 6 muaj lidhjeje të përjetoni zhgënjime, sepse ai brengoset në mos po e tradhtoni, ashtu siç ia ka bërë ish e dashura e tij.

Nuk janë të hamendur në përditshmërinë e tyre dhe nuk janë të torturuar
Akoma besojnë në dashuri dhe besojnë se mund të dashurohen me ju. Sa i përket kënaqësisë seksuale, ata janë në kulmin e tyre seksual.

Nuk e krahasojnë suksesin e tyre me karrierën tuaj
Me fjalë të tjera, nuk do të jetë i frikësuar nëse jeni më e suksesshme se ai, siç do ta bënte dikush i moshës suaj apo më i vjetër se ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button