Shqiptarët e Amerikës do të investojnë në zonën e lirë të Kërçovës!

Diaspora shqiptare sidomos ata të Amerikës, janë të interesuar të investojë në Maqedoni, respektivisht në zonën e lirë të Kërçovës, thotë zëvendës drejtori i zonave të lira ekonomike- industriale Hasip Hyseini, duke premtuar përfundimin e punimeve infrastrukturore në afat të shpejtë.

‘Kam informata të sakta se ka interesim shumë prej diasporës sidomos atyre në Amerikë, të cilët i kemi nga ana e Kërçovës që duan të investojnë në vendlindje. Prandaj do të ishte mirë, infrastrukturën të cilën e kemi filluar sa më shpejtë ta përfundojmë, dhe interesimi i tyre të realizohet në afat të shkurtë’ tha Hyseini.

Për Hyseinin shpresë dhënëse është edhe firma ‘Normak Investment Gropup’, kompani kjo e cila do të menaxhojë me zonën e lirë ekonomike të Tetovës.

Kur e dimë se papunësia është e madhe dhe pritet me pa durim dhe jep mundësinë e punësimeve, kjo do të ishte një ilaç për ekonominë e Tetovës dhe për pa punësinë në rajonin e Tetovës dhe më gjerë. Presim me pa durim të fillojnë punimet, pasi është mundësia e investimeve të ndërmarrjeve norvegjeze dhe të jashtme në zonën e cila është dhënë në partneritet privat-publik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button