Qyteti i Shkupit pastron shtratin e Lumit Vardar

Në përputhje me Programin për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, kanalit Lepenec dhe kanalet e hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2013, këto ditë ekipet e Qytetit të Shkupit po pastrojnë shtratin e lumit Vardar.

Ekipet e NP ”Rrugë dhe rrugica” me dorë dhe me makina pastrojnë anën e majtë të lumit Vardar dhe shpatet e tij, në Vizbeg, në pjesën prapa urës për këmbësorë Gazela.

Ekipet me makina kanë pastruar deri tani sipërfaqe prej 200 m2 dhe kanë larguar 3 500 m3 shtresë të llumit, dheut, rërës, barit të thatë, vegjetacion, mbeturina komunale dhe ndërtimore.
Mbeturinat e mbledhura janë transportuar në lokacion adekuat në NP”Drisla”.

Ekipet e Qytetit gjithashtu këto ditë kanë pastruar shtratin e lumit Vardar edhe në pjesën te ura Todor Aleksandrov, prej te parku Aerodrom.

Është pastruar sipërfaqe prej rreth 1 .300 m2. Është mbledhur rreth 2 500 m3 shtresë e dheut, rërë dhe mbeturina tjera komunale dhe ndërtimore. Këto mbeturina nga ky lokacion janë transportuar në NP”Drisla”.

Pasi të përfundon pastrimi në këtë lokacion ekipet e Qytetit do të vazhdojnë pastrimin e shtratit të lumit Vardar në pjesën prej te objekti i Mediaprintit deri te spitali Sistina./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button