Gostivari, vendi ku BDI do ta mbajë konventën promovuese të kandidatëve

Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim konventën promovuese të kandidatëve për zgjedhjet lokale do ta mbajë më 3 mars në sallën e sporteve “Rinia” në qytetin e Gostivarit.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka theksuar sot se BDI-ja si pjesë të fushatës parazgjedhore ka gati gjithçka duke filluar nga strategjia, himi dhe slloganin e zgjedhjeve lokale.

“Ne si parti politike gati se kemi bërë të gjithë përgatitjet për zhvillimin e një fushate parazgjedhore dinjitoze, të qetë si zakonisht dhe pozitive. Kemi përgatitur edhe platformat e kandidatëve për kryetar komunash në veçanti dhe platforma e përgjithshme e partisë”, tha Ademi.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button