Në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar 11.101 mërgimtar të RMV-së, ndërsa deri më tani mbi 171 mijë

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.101 mërgimtarë. Evidenca e vetë-regjistrimit, prej një marsit e deri më sot, tregon se përmes aplikacionit elektronik janë vetë-regjistruar 171.620 qytetarë të RMV-së, të cilët jetojnë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 11.101 persona, ndërsa interesant janë edhe numrat sipas vendeve: A e keni ditur se në Xhibuti ka 3 shtetas të Maqedonisë që janë vetë-regjistruar, në Tuvalu 4, në Svalbard dhe Jan Majen 4, në Ishujt Verior të Marianës 11, etj. Jemi vërtet kudo dhe duhet ta tregojmë këtë!”, thonë nga Enti Shtetërore e Statistikave.

Regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i diasporës ka filluar nga një marsi dhe poashtu do të përfundojë më 21 prill. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button