Strugë, RDK-ja garon vetëm me listë për këshilltarë

RDK, në Strugë përfundimisht nuk do të ketë kandidatin e saj për kreun e Komunës së Strugës,por do të garoj vetëm me listën për këshilltarë komunal.

Artan Dika, nënkryetar i RDK-së dhe shef i shtabit elektoral të kësaj partie deklaron se ky qëndrim erdhi si rezultat i vendimit të këtij subjekti që në Strugë të mos kontriboj në përcarjen e votës shqiptare, pavarsisht që në këtë drejtim sipas Dikës, RDK ka pasur personalitete të shquara që do reflektonin pozitivitet në menaxhimin me Komunën, njofton Strugalajm.

Dika, konfirmon se bartës i listës së këshilltarëve të kësaj partie do të jetë kryetari i degës së RDK-së, në Strugë, Ardian Demiri një nga njohësit më të mirë të problematikave locale, gjë që sipas tij do të reflektohet edhe  në punën e Këshillit komunal të ardhshëm të Strugës.

Artan Dika nuk precizoi qëndrimin e subjektit të tij se kë nga kandidatët e partive shqiptare në Komunën e Strugës do të mund të  mbështeste RDK. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button