Analistët: Zgjedhjet mund të prolongohen

Çka do të ndodhë nëse opozita maqedonase do të bojkotojë zgjedhjet ?! Kjo është pyetja që mbizotëron në mbarë opinionin në Maqedoni, duke pasur parasysh situatën e krijuar pas incidenteve në parlament.

Analisti, Xhelal Neziri në një prononcim për Portalb vlerson se ekziston mundësia e prolongimit të zgjedhjeve lokale, sepse në të kundërt mbajtja e tyre pa pjesmarrjen e opozitës maqedonase do të ishte e pakuptimtë.

“Ka gjasa që zgjedhjet lokale të prolongohen, tash pritet të vije edhe përfaqsuesi i BE-Stefan Fyle dhe nuk dihet si do të rrjedhin ngjarjet.Vlerësoj se LSDM-ja taktizon, ata i kanë në dorë dorëheqjet e deputeteve por nuk i kanë derguar ne Parlament. Nuk besoj se do shkohet pa opoziten ne zgjedhje, ndërsa nëse ato japin dorëheqje nuk do mund te organizohen zgjedhje vetem për 42 deputetë ku serish nuk do marrë pjesë LSDM-ja se atëherë automatikisht kalohet në një sistem njepartiak ku të gjithë deputetet te maqedonasit do të ishin nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ndërsa sa u përket partive shqiptare dhe ndikimit të tyre në këtë situate vlerësoj se ato janë krejtësisht kashtë loje”, përfundon Xhelal Neziri.

Profesori universitar, Petar Atanasov i cili në mënyrë aktive merr pjesë në protestat e organizuara nga opozita thekson se bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita është plotësisht i arsyeshëm.

“Sidoqë të vijë situata pas 24 marsit, përgjegjësia për këtë do ti takojë kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është njeriu i parë i qeverisë, bojkotimi i zgjedhjeve mund të pasoet nga ngjarje të paparashikuara por ashtu siç thash për këtë do të përgjigjet kryeministri aktual”,
theksoi Atanasov.

Edhe pse kanë ngelur edhe dy ditë nga përfundimi i listave për zgjedhjet lokale analistët vlesojnë se akoma nuk mund të filitet me siguri për situatën që mund të pasojë, ata theksojnë se presioni ndërkombëtar mund të jetë vendimtar për të dalur nga kjo paqartësi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button