Katër komuna të Shkupit sot pa rrymë

Qendra regjionale për menaxhim me kriza informon se gjatë ditës së sotme, nuk do të ketë energji elektrike nëpër disa pjesë të qytetit të Shkupit.

Pa furnizim me energji elektrike do të mbeten pjesë të Komunës Studeniçan, Çucer Sandevë, Aerodrom dhe Gjorçe Petrov.

Në periudhën kohore prej orës 8 e 30 deri më orën 15 banorët e Komunës Aerodrom do të mbeten pa drita.

Ndërkohë, banorët e fshatrave Cvetovë dhe Drecavicë të Komunës Studeniçan, pa energji elektrike do të mbeten nga ora 9 deri më orën 15 e 30. Në po këtë periudhë kohore pa energji elektrike mbeten edhe banorët e Komunës së Gjorçe Petrovit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button