Nokia sjell Asha 310 me dy karta SIM

Nokia ka nxjerrë telefonin e saj të ri me dy karta SIM. Në tregjet e reja si India, telefoni me dy karta është bërë një kërkesë e domosdoshme .

Nga Nokia vjen Asha 310 i bazuar në Serinë 40, i cili është modeli i parë i kompanisë që kombinon vendet e caktuara për të dyja kartat me wi-fi. Asha 310 ka një ekran 3-inç me prekje dhe një vend për kartë MicroSD për më shumë memorje. Një kartë 2 GB ose 4 GB është e përfshirë në paketë.

Familja e telefonëve Asha i ka dhënë Nokia-s një rritje të shitjeve ndërsa ishte në vështirësi me shitjet e telefonave Windows të bazuar tek Lumia.

Asha 310 i Nokia do të jetë gati në Azi, Indi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Brazil në maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button