Burg deri 5 vjet për tifozët e dhunshëm!

Dënime me burg dhe masa edhe më të rrepta për gjithë ata të cilët ushtrojnë dhunë nëpër terrenet sportive, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal të cilat i miratoi Qeveria e Maqedonisë.

‘Për preventivë dhe sanksionim të dhunës nëpër terrenet sportive shtuam një pjesë tjetër në veprën penale ‘dhunë’ ku parashohim dënim me burg prej 6 muaj deri 5 vite për atë person i cili malltreton, ofendon, rrezikon sigurinë ose shkakton ndaj dikujt dhunë të lidhur me lojën sportive, para fillimit të lojës, gjatë realizimit dhe pas lojës’ tha Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.

‘Rol të rëndësishëm në këtë vepër penale kanë organizatorët e grupeve të tifozëve të cilët ndonjëherë jo vetëm që nuk i ndalojnë këto sulme, por edhe i nxisin ato’ shtoi ai.
Ndryshe viteve të fundit në Maqedoni thuajse në cdo ndeshje sportive në Maqedoni janë dëgjuar fyrje, sharje dhe dhunë në baza etnike, kështu duke djegur shumë herë flamurit kombëtar shqiptar dhe atë maqedonas.

Deri tash para drejtësisë ka dalë vetëm Mynir Ismali nga Struga i cili ka djegur flamurin e Maqedonisë në janar të vitit të kaluar, ndërsa maqedonasit të cilët kanë djegur disa herë flamurin shqiptar ende shëtitën të lirë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button