Opozita sot do të protestojë para Ministrisë për bujqësi

Rezistenca e “Opozitës së bashkuar” sot në mesditë do të protestojë para Ministrisë për bujqësi, që gjendet në afërsi të stadiumit “Filipi i Dytë”.

Goran Misoski nga PRSD-ja dje në protestën e qetë para Drejtorisë për të hyra publike tha se pa marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, opozita do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale.

– E gjithë ajo që i konvenon Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski gjithmonë shpejton t’ia plotësojë. Ai sillet sikur kur pi kafe dhe me gisht do të tregojë se çfarë dëshire ka. Çdo dëshirë që e ka Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski ia plotëson. Ashtu ishte rasti edhe me Komisionin për punë dhe politikë sociale, ku Ali Ahmeti dhe grupi i tij parlamentar parashtruan 15.000 amandamente në bazë të Ligjit për “branitellat”. Patriotët e rrejshëm, në fakt, nuk dëshirojnë ta miratojnë Ligjin për “branitellat”, tha dje Misoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button