Bullgari, janë arrestuar gjashtë persona për spiunim në Rusi, në mesin e tyre janë edhe anëtarë të Zbulimit Ushtarak

Gjashtë persona janë arrestuar në Bullgari nën akuzën për spiunim në dobi të Rusisë. Akuza është ngritur në bazë të kapitullit të parë të Kodit Penal, për dhënie të informatave kofidenciale për Bullgarinë, NATO-n dhe BE-në, kumtoi sot kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev dhe zëdhënësi i Prokurorisë Ushtarake, Elin Aleksov, njofton Portalb.mk.

Në konferencë për shtyp para gazetarëve janë nxjerrë provat e mbledhura nga masat e veçanta hetuese. Janë prezantuar edhe incizime audio dhe video. Gjashtë personat akuzohen për rrezikim të sigurisë nacionale, a hetimi ka filluar pas informatës së në mënyrë të paligjshme po dorëzohen fshehtësi shtetërore në një shtet tjetër.

Udhëheqës i grupit është ish kuadri udhëheqës i Zbulimit Ushtarak, i cili ka mbaruar shkollimin në Bullgari dhe jashtë vendit, mes tjerash edhe në GRU, Zbulimin Ushtarak të Rusisë. Detyra bazike e tij ka qenë që të ndërtojë agjenci të rrjetit ilegal, për të cilën ka rekrutuar persona. Është arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila përveç nënshtetësisë së Bullgarisë, ka nënshtetësi ruse, ka qenë e afërt me diplomatët rus dhe ka shërbyer si lidhje e rrjetit me diplomatët dhe ka dorëzuar informata.

Në mesin e provave që janë prezantuar para gazetarëve bullgar, kryesori i grupit dëgjohet, edhe pse jo aq qartë, se si i sqaron njërit prej pjesëmarrësve të grupit se cilat janë motivet e tij kryesore.

“Shih tani, motivin, nëse e di motivin? Unë nuk jam pro-botëror, jam pro-stalinistik?”, thotë ai.

I pari nga pjesëmarrësit në rrjetin e udhëhequr nga kuadri në Ministrinë e Mbrojtjes ka dorëzuar informata për buxhetin e Ministrisë. I akuzuari i dytë dhe i tretë janë nga Zbulimi Ushtarak i Bullgarisë. I akuzuari i katërt është ish përfaqësues i Zbulimit Ushtarak. Grupi ka mbledhur informata për sekretet e teknologjisë së lartë të karakterit ushtarak.

Arrestimet janë kryer dje, a njëri prej pjesëmarrësve është arratisur, por më vonë është arrestuar në afërsi të Ambasadës së Rusisë në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button