Rashkovski për Fokus: Me familjen jam në pushime në Meksikë, nuk ka vend për sensacion

Me familjen jam në pushim vjetor në Meksikë, nuk ka vend për sensacion, tha për Fokus ish-sekretari i përgjithshëm dhe këshilltari i Qeverisë Dragi Rashkovski, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka vend për sensacion, jam me pushime në Meksikë. Erdhëm më 14 dhe do të jemi atje deri më 31 të këtij muaji. Tre vjet nuk kam qenë në pushime, është ditëlindja e gruas sime. Ndjek gjithçka që ndodh”, tha Rashkovski.

Dje dhe pardje, në rrjetet sociale dhe portale të tjera po përhapej informacioni se Rashkovski është arratisur në Meksikë. Në pyetjen e Fokus nëse është arratisur, ashtu siç shkruhet, Rashkovski u përgjigj: – Pse do të arratisesha?

Lajme të tilla plasohen pasi media 360 gradë publikoi një seri raportesh që Rashkovski derisa ishte sekretar i përgjithshëm në Qeveri siguroi softuer për shkelje trafiku për kamerat nga “Qytet i sigurt” i cili nuk u përdor kurrë. Softueri ishte patentuar nga vetë Rashkovski, ndërsa Ministria e Brendshme nuk ishte informuar për prokurimin, duke pretenduar se ata nuk kishin nevojë për softuer të tillë dhe se nuk kishte asnjë koordinim për prokurimin.

Disa nga komentet e qytetarëve në rrjete sociale:

“Ka shkuar për vaksina”, komentonin disa nga qytetarët në rrjetet sociale.

“Asgjë e tmerrshme, thjesht ka shfrytëzuat pushimin e vitit të kaluar”, shkruajnë të tjerët.

“Sinjor Rashkovski ju në Meksikë jeni?”, ironizon një tjetër qytetar.

Ku është Rashkovski, gazetarët dje pyetën kryeministrin Zoran Zaev, i cili tha se nuk di për çdo punonjës në qeveri se ku ndodhet dhe nëse dikush po përdorë pushimin dhe njoftoi se do të vërtetohë se ku është Rashkovski dhe do ta informojë publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button