Nerezi i epërm dhe Zelenikova pa drita deri në orën 15:00

Sot pa furnizim me energji elektrike do të mbeten disa fshatra të Komunës Zelenikovë dhe fshati Nerez i epërm i Karposhit.

Në periudhën kohore prej orës 09:00 deri në orën 15:00 nuk do të ketë energji elektrike në fshatin Nerez të epërm të Komunës Karposh.

Gjithashtu nga ora 09:00 deri në orën 15:30, rrymë nuk do të kenë banorët e fshatrave të Komunës së Zelenikovës, informon Qendra regjionale për menaxhim me kriza Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button