Dolek: 9 shitore të djegura, 15 tezga të dëmtuara, bilanci i zjarrit në Bit Pazar

Oda e tregtarëve të të Maqedonisë, me në krye Ekrem Dolek, pritet të takohen sot për të shqyrtuar mundësinë tu dilet në ndihmë pronarëve të 9 shitoreve të djegura dhe 15 tezgave të dëmtuara që u shkaktuan nga zjarri që të dielën mbrëma përfshiu Bit Pazarin.

‘Gjatë ditës së sotme pritet të takohemi ne si kryesi bashkë me pronarët e dëmtuar. Shitoret kanë qenë të siguruara ndërsa për fat të keq malli në to nuk është i siguruar, por do të tentojmë tu gjejmë mënyrë, të kërkojmë ndihmë nga XX institucionet që tu dalim në ndihmë kolegëve tanë të cilët janë dëmtuar mjaftë, dhe që kanë pasur të vetmin burim financiar këto shitore. Sonte mblidhemi, konstatojmë dëmin dhe nesër mund tju informojmë cka u vendos në takim’ tha Dolek.

‘Gjatë fikjes së zjarrit gjithashtu janë dëmtuar edhe shitore nga pjesa e brendshme e Bit Pazarit dhe 15 tezga’ tha më tej ai.

Shitësi Xhafir Çetoviq të cilit i është djegur shitorja tha se ka shitur mallra tekstili të cilat nuk i ka pas të siguruara.

“Ne i kemi marrë me qira shitoret e pazarit të Shkupit. Ata ndoshta e kanë siguruar shitoren por ne nuk e kemi siguruar mallin. Qiraja është e lartë ndërsa fitim ka shumë pak. 500 euro paguajmë qira për një shitore” tha Çetoviq një ditë pas djegies së shitoreve.

Njeriu i parë i njesisë së zjarrëfiksve Bllagoja Menkovski, thotë se pas paraqitjes së rastit menjëherë kanë intervenuar dhe kanë ndaluar përhapjen e tij.

‘Me intervenimin tonë të shpejtë për periudh rreth 45 minuta arritëm të shuajmë zjarrin që kishin përfshirë gjashtë shitore, nuk lejuam të përhapet zjarri më shumë’ tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button