Zaev në takim me ambasadoren e SHBA-ve Bërnz: Mbështetje për luftën kundër korrupsionit, reformat evropiane dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Kejt Bërnz.
Në takim u bisedua për Planin e miratuar qeveritar për luftën kundër korrupsionit.
Në këtë drejtim, kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në zbatimin e tij si proces i organizuar sistematik për përforcimin e kapaciteteve dhe për sinkronimizimin e aktiviteteve të institucioneve për luftën pa kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit, konfliktit të interesave dhe keqpërdorimeve të pozicioneve, ndërsa ambasadorja i përshëndeti këto përpjekje.
Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz, biseduan edhe për reformat e parashikuara me “Agjendën: Evropa në vend”, në të cilën, përveç hapave të përcaktuara për luftën kundër korrupsionit, janë përfshirë edhe masa për sigurimin e standardeve evropiane për reformat zgjedhore, për gjyqësorin, të drejtat themelore të njeriut, reformat në fushën mediatike, sundimin ekonomik, reformat në administratën publike, si dhe reformat në fushën e ambientit jetësor dhe ndryshimet klimatike.
Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz u fokusuan në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për interesin e shprehur të disa kompanive nga SHBA-të për të investuar në Maqedoninë e Veriut.