Kujdes me ilaçet – Ilaçi vdekjeprurës edhe në Maqedoni?

Ilaçi “Diane 35” që shitet edhe në Maqedoni, sipas farmacistëve dhe doktorëve nëse përdoret një kohë më të gjatë ka gjasa të shkaktojë komplikime në shëndet të cilat mund dhe të jenë vdekjeprurëse.

Dy persona humbën jetën në Francë, ndërsa një vajzë në Kroaci rrezikoi seriozisht jetën pas reaksionit që shkaktoi ilaçi, i cili u pasua me një trombozë në krahun e djathtë.

Ky ilaç në Maqedoni rekomandohet dhe jepet për vajzat që kanë ndryshime hormonale apo puçra nëpër fytyrë. Farmacistët rekomandojnë që ky ilaç duhet të shkruhet dhe jepet ekskluzivisht për këtë qëllim, dhe jo si material për kontracepsion, për shkak se përdorimi më afatgjatë rrit rrezikun nga paraqitja e trombozës, ka paralajmëruar televizioni Nova TV.  

Nikola Labaçveski nga Instituti për Farmaci ka theksuar se mjekët duhet që me kujdes të japin dhe rekomandojnë ilaçin, vetëm në situata kur është i domosdoshëm, njofton INA.

Lajme të ngjashme

Back to top button