(UPDATE) Opozita mbaroi protestat para Antikorrupsionit

 

(UPDATE) LSDM-ja opozitare, në protestat e sotme, ka këshilluar Komisionin që të mos shndërrohet në mbrojtës të krimit dhe regjimit të Nikolla Gruevskit. 

Afera “Fshesa patriotike”, regjistrimi i dështuar i popullatës, për të cilin u shpenzuan 14 milion euro, marrëveshjet e dyshimta për EAPS NATO samitin e mbajtur në Ohër gjatë vitit 2008, për të cilin vetëm për një ditë u shpenzuan 3 milion euro dhe një sërë aferash të tjera, ishin pjesë e akuzave në rrafshin e korrupsionit të cilat deputetja e LSDM-së, Vesna Bendevska, i drejtoi gjatë protestës. 

Sipas Bendevskës, gjatë ditës së djeshme, pasi që në SHBA është vendosur që të ndiqen penalisht të dyshuarit për rastin “Dojçe Telekom”, është vërtetuar se komisioni për parandalim të korrupsionit, është institucion i cili fsheh krimin.

“Bëhet fjalë për krim të argumentuar, me fakte precise për mitosje prej 4,8 milion eurosh për të parandaluar licencën për operator të tretë në Maqedoni. Kur LSDM parashtroi kallëzim penal për kryes të panjohur për këtë aferë, regjimi vetë i tregoi kryerësit e veprës, por është simptomatike ajo që edhe më tej i mbërron. Si edhe në çdo regjim totalitar, tek ne Gruevski i keqpërdor institucionet shtetërore për të mbrojtur krimin:, deklaroi Bendevska

***********************************************************************

Sot në orën 12, opozita e bashkuar maqedonase, do të proteston para Komisionit për parandalim të Korrupsionit, me ç ‘rast do të lexohen fletat anketuese me regjistrim të pronave të deputetëve dhe funksionarëve të VMRO-DPMNE-së qeveritare.

Siç është bërë e ditur, qëllimi i kësaj proteste, është që opozita të përkujtojë këtë trup institucional për të gjitha veprimet për të cilat ajo hesht. 

Komisioni për parandalim të Korrupsionit gjendet në rrugën “Dame Gruev” të Shkupit, mu përballe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Kjo është një nga protestat e shumtat të opozitës që në Maqedoni po mbahen gjatë muajve të fundit në shenjë rezistence ndaj qeverisë aktuale, e cila, siç shprehen opozitarët, dëshmoi sjelljet e saja jodemokratike me nxjerrjen e opozitës nga Kuvendi më 24 dhjetor të vitit të kaluar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button