Bejta dhe Arifi presin euro-komisarin që të japin dorëheqje

Pas dorëheqjes së deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Llabënishta, do të dorëhiqen edhe ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta dhe zv/kryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi nga po e njëjta parti. Gazeta ‘Dnevnik’ shkruan se dorëheqjet e tyre pritet të dorëzohen pas datës 19 shkurt, gjegjësisht pas vizitës së euro-komisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule në Shkup.

Burime të partisë për këtë gazetë thonë se plani ka qenë që Arifi dhe Bejta të dorëhiqen me 16 shkurt kur dhe zyrtarisht skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë komunash, mirëpo nga kjo parti kanë vlerësuar se duhet dikush ti qëndrojë pranë kryeministrit Nikolla Gruevski kur do të takohet me Fule.

Sa i përket kandidaturës së Artan Grubit në qytetin e Shkupit thuhet se me këtë vendim Ali Ahmeti do ta mbajë Grubin në kabinetin e tij sepse dihet që kandidati shqiptar nuk mund të fitojë në Shkup. Sipas të njëjtës gazetë, Ahmeti me humbjen eventuale të Grubit, do ti jep atij funksionin e kryetarit të degës së Komunës në Shkup, funksion që ende nuk është aktivizuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button