Ja dhe një ‘hit’ i Rihannes nga shqiptarët (VIDEO)

Rihanna publikoi në fillim të janarit një baladë me titullin “Stay”, që shpejt u shndërrua në një hit botëror. Ndërkohë, çifti shqiptar, Eltina Minarolli dhe Ardit Cuni, me vokalet e tyre të mrekullueshme, duket se kanë bërë një punë të shkëlqyer me një “cover” të këngës, e që për dallim nga të tjerët, është shoqëruar edhe me një video impresionuese.

Kështu, në një farë mënyre falë shqiptareve, edhe kjo këngë e Rihannës, u bë para kohe me një videoklip profesional, që ka marrë komente shumë të bukura nga vizitorët në “YouTube”, si një ndër cover-at më të bukur deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button