Mexhiti dhe Deari për vizitë në SHBA

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti dhe anëtari i Këshillit të përgjithshëm dhe kandidat për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Deari qëndrojnë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, siç thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikim të Bashkimit Demokratik për Integrim, Mexhiti dhe Deari kanë realizuar takim me bashkëkombasit tanë nga qyteti Burlington, Springfild  dhe disa qytete tjera te shtetit Ilionis. Në këto takim  zyrtarët e lart të BDI-së i kanë njoftuar mërgimtarët tanë për situatën politike në vend, proceset që zhvillohen këtu dhe në veçanti për zgjedhjet lokale që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Nënkryetari I BDI-së në takimet me diasporën shqiptare theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka realizon takime të rregullta me diasporën shqiptare me qëllim të informimit të tyre me zhvillimin e proceseve në Maqedoni.

Nënkryetari Mexhiti tha se BDI gjatë këtyre viteve ka realizuar me sukses shumë projekte kombëtare dhe projekti i Kërçovës më mbështetjen e diasporës shqiptare dhe mobilizimit të forcave në vend do të rumbullaksohet me sukses. Ai i bëri thirrje komunitetit shqiptarë që punojnë në SHBA që në këto zgjedhje lokale të vijnë të vijnë të votojnë që të mundësohet që Kërcova të udhëhiqet nga kryetar shqiptarë.

“Kërçova është një projekt tejet i rëndësishëm dhe me politikat e BDI-së për herë ta parë mundësohet që shqiptarët të jenë shumicë në këtë qytet dhe Kërçova të udhëhiqet nga kryetar shqiptarë  që pastaj të vijojnë ndryshimet si rezultat i vitit 2001 në të gjitha segmentet e shoqërisë. Dhe për këtë duhet të bashkojmë forcat tona te ne si dhe me diasporën shqiptare që kanë qenë edhe pikësynimi i realizimit të projekteve tona shqiptare dhe nuk ka dyshim që edhe ky projekt kombëtarë i yni, marrja e Komunës së Kërçovës të fillon nga diaspora shqiptare këtu në SHBA  në Evropë dhe në çdo vend tjetër”, theksoi nënkryetari Mexhiti. 

Ndërkohë, Fatmir Deari, anëtarë i Këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe kandidat për kryetar të Komunës së Kërçovës theksoi se BDI çdo herë ka pasur mbështetjen e komunitetit shqiptarë në SHBA dhe se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe kësaj radhe.

“Diaspora shqiptare këtu ne Amerikë ka qenë gjithmonë përkrahës e të gjitha proceseve dhe sfidave më të vështira të popullit tonë në Maqedoninë, Kosovë dhe Shqipëri dhe natyrisht ardhja jonë këtu është një falimenderim për ju si dhe komunikim I drejtpërdrejt për punët tona të përbashkëta për në të ardhmen”, tha Deari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button