Izet Zeqiri: Tetova ka shumë probleme me papunësinë!

Deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale ka thënë se Tetova po ballafaqohet me papunësi strukturale që e rrezikon të ardhmen e këtij qyteti.   

“Kjo papunësi rrjedh nga goditjet e ndryshme që i pësojnë degët e ndryshme ekonomike pas periudhës së privatizimit dhe rindërtimit të ekonomisë. Sot, kjo ndodh në disa degë industriale, sepse me të madhe vërehen humbjet masive të vendeve të punës, ku thithja e të papunëve në degët tjera është e vështirë ose e pamundur. Papunësia strukturore, sot, në Tetovë paraqitet edhe si rezultat i mosarsimimit, kualifikimit ose përvojës që nevojitet për ruajtjen e vendit të punës në ekonominë e ditëve të sotme. Zgjedhja e kësaj natyre të papunësisë për ekonominë tonë do të jetë shumë e ngadalshme dhe e kushtueshme, pasi vetëm arsimimi i programuar është vendimtar për zbutjen e kësaj papunësie”, ka shkruar Zeqiri në profilin e tij në Facebook.   
Ai ka shtuar se norma e papunësisë në Tetovë do të ishte shumë më lartë sikur të regjistroheshin të gjithë femrat shqiptare që janë pa punë, e që bëjnë pjesë në zonat rurale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button