Berisha për 21 janarin: Hodhën dinamit në Qeveri

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që shpalli të pa fajshëm të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit, ka reaguar  Kryeministri i vendit Sali Berisha.  SipasKryeministrit protesta e 21 janarit ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet e lira. Reagimi i Berishës  u bë gjatë një bashkëbisedim me të rinjtë e EPP (Partitë Popullore Europiane) në ambientet e kryeministrisë.

“Ne kemi një problem se kryetari aktual i pozitës i cili në vend që të mbështesë reformat e integrimit, bën cdo gjë për ti bllokuar ato. Më 21 janar mendoj se mund të përmbyste pushtetin me dhunë, këto protestues dhe midis tyre dhe 200-300 persona të paguar të dhe të nxjerrë nga bota e krimit, me të cilët mendoi se do përmbyste me dhunë qeverinë, pregatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, u instalua në kullat për karshi, duke besuar se do mund të përshëndeste kryengritësit e tij, ata sulmuan në mënyrë agresive ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Mbi policinë dhe gardën u hodhën mijëra tulla, gurë dhe dinamit. Natyrisht unë isha në zyrë. Ati mendoi se unë do largohesha nga zyra, por unë jam njeri i detyrës dhe nuk kisha motiv të largohesha pasi ai ishte ditë e zakonshme për mua dhe nuk kisha ndërmend të largohesha nga zyra. Pati 4 viktima, ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet ë lira. Por, dështoi. Një proces hetimor është në vijim, kërkova që drejtësia të thotë fjalën e vet për çdo aspekt të këtij kati të shëmtuar, ne po presim”, deklaroi Berisha.

Kryeministri e ka akuzuar kreun e opozitës edhe për bllokimin që sipas tij ai po i bën integrimit të vendit, nëpërmjet mos votimit të tre ligjeve të kërkuara nga BE, duke e paralajmëruar se do mbajë referendum nëse ai nuk ndryshon qëndrim. “Pasi bllokoi vendin me këto akte, tani kërkon bllokimin e 3 ligjeve që janë në Parlament, për të cilat u ra dakord dhe tani është tërhequr. Pse është tërhequr. Pasi do të vendosë një mur qytetarëve shqiptarë në procesin e integrimit. Në këtë kushte ne po shkojmë drejt Referendumit dhe do jetë për këto ligje që i pengon zotëria”, theksoi Berisha. / MapoAl

Lajme të ngjashme

Back to top button