Kroacia tërhoqi nga shitja qumështat kancerogjenë “Vindija” dhe “Dukat”, në Maqedoni s’ka të tilla

Për arsye të pranisë së aflatoksinës M1, njërit prej helmeve më të rrezikshme dhe kancerogjene në artikujt ushqimorë në përgjithësi, Ministria kroate e bujqësisë dha urdhër për tërheqje nga shitja të disa serive të qumështit “Vindija” dhe atij “Dukat”, me qëllim të parandalimit dhe të mbrojtjes së konsumatorëve. Ata thonë se nuk ka arsye për brengosje, sepse bëhet fjalë për shmangie minimale nga parametrat që janë paraparë me dispozita. 

Sipas Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) në tregun maqedonas nuk ka qumësht të brendeve “Dukat” dhe “Vindija”, për të cilat, veterinarët kroatë kanë shprehur dyshime për koncentrim të shtuar të alfatoksinit ?1.

– Nga brendet kontestuese, te ne janë improtuar vetëm 360 litra nga qumështi me qëndrueshmëri afatgjate “Lagano jutro”, të cilat deri më tani nuk janë lëshuar në shitje, e për të cilat pas kontrolleve inspektuese dhe mostrave që janë marrë për analizë, Agjencia për ushqim dhe veterinari u ka dhënë ndalesë për lëshim në shitje. Këto sasi të qumështit kontestues në tregun tonë janë importuar me certifikat veterinar që është lëshuar nga shërbimet kompetente, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV-i thotë se edhe më tutje do ta ndjekë situatën. 

Nga tregu kroat dhe tregjet e tjera, nga shitja tërhiqet qumështi me qëndrueshmëri afatgjatë “Vindija”, me 2.8 për qind yndyrë, në paketim prej 1 litri dhe me afat qëndrimi deri më 3 korrik të këtij viti, si dhe një tjetër me afat nga 24 deri më 31 maj 2013. 

Ndërkaq, nga qumështit i llojit “Dukat”, nga shitja tërhiqet qumështi afatgjatë me 2.8 për qind yndyrë, në paketim prej gjysmë litri dhe me afat qëndrimi deri më 24 maj, si dhe ai njëlitërsh “Lagano jutro”, me 2.8 për qind yndyrë, dhe me afat qëndrimi deri më 25 prill 2013.

Dukuria e paraqitjes së helmit aflatoksinë M1 është evidentuar në disa vende të rajonit gjatë muajve të fundit, shkruan e përditshmja zagrebase “Veçernji List”, prandaj ekipet veterinere do ta shtojnë kontrollin edhe të ushqimit të lopëve që importohet nga vendet përreth, thekson Ministria kroate e Bujqësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button