Qytetarët edhe sot mund të aplikojnë për dokumente identifikimi

Me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve, e duke pasur parasysh përfundimin e afateve për verifikim në listën zgjedhore, shërbimet administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të punojnë edhe sot prej orës 8:30 deri në orën 19:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë dhe t’i marrin letërnjoftimet e reja biometrike.

Që kur ka filluar verifikimi publik në Listën zgjedhore në njësitë rajonale dhe në zyrat e KSHZ-së më 26 janar të vitit 2013, e deri më 1 shkurt, gjithsej 13.142 qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre, njoftoi Komisioni shtetëror zgjedhor.

Verifikimi do të zgjasë deri më 9 shkurt të vitit 2013 (sot), deri kur votuesit do të mund të verifikojnë nëse ndodhen në Listën zgjedhore ose jo. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button