Në Maqedoninë e Veriut mbi 50 përqind e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet

Maqedonia e Veriut vazhdon të përdor qymyrin kryesisht për prodhimin e rrymës elektrike përmes termocentraleve, ashtu që 97% e qymyrit e përdorin për prodhimin e energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

Në dhjetor të vitit 2020, vetëm 0.1 % e rrymës elektrike është prodhuar nga panelet solare, 13.8% nga hidrocentralet, 1% nga biogazi, 32.9% nga nga centralet e kombinuara,  nga centralet e erës 1.3%, ndërsa nga termocentralet 50.8%

Në dhjetor të vitit 2020, në vend janë importuar 6,618,000 tonë benzin, ndërkohë 56,695,000 tonë dizel për nevojat e veturave. Gjithë vitin 2020, është importuar benzin 85,195,000 tonë, derisa dizel 644,258,000 tonë.

Enti shtetëror i statistikave raportoi që në dhjetor të vitit 2020, janë shpenzuar 859.827 MWh energji elektrike, ndërsa 58 % e prodhimit-bruto të energjisë elektrike vjen nga burimet vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button