Amnesty International i hoqi Navalnyt statusin ‘i burgosur i ndërgjegjes’

Amnesty International i ka hequr politikanit rus të opozitës Alexei Navalny statusin e “të burgosur të ndërgjegjes” pasi thuhet se ishte “bombarduar” me ankesa që nënvizonin komente ksenofobe që ai kishte bërë në të kaluarën dhe nuk i ka mohuar. Megjithëse kjo organizatë ishte e vetëdijshme që kërkesat ishin fushatë e organizuar e aktivistëve të afërt me Kremlin, përsëri i hoqi Navalnyt këtë status, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Amnesty International i kishte caktuar Navalny këtë status në muajin janar pas arrestimit të tij në Moskë, pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po rikuperohej nga ajo që shumë besojnë ishte tentim vrasje me helmim me armën e ndaluar kimike ruse Novichok.

Amnesty International e kishte bërë të qartë në janar se Aleksei Navalny një aktivist anti korrupsionit në Rusi po shënjestrohej për shkak të lirisë së shprehjes.

Të martën në mbrëmje, kjo organizatë me detyrë të mbrojtjes së atyre që shprehin mendime jo popullore nga ndëshkimet e padrejta hoqën dorë nga përkrahja e tyre për Navalny, ironia e veprimit ishte se kjo ndodhi për shkak të një opinioni jo popullor të shprehur para 15 viteve, sipas medias britanike BBC, që kjo organizatë e kishte vlerësuar si “gjuhë e urrejtjes.”

Një zëdhënës e organizatës për të drejtat e njeriut në Moskë i ka thënë BBC se ai beson se ishte vala e kërkesave për të hequr Navalny nga lista ishte pjesë e një fushate të orkestruar për të diskredituar kundërshtarin më të zëshëm të Vladimir Putin, si dhe për të penguar përpjekjet e organizatës për të liruar atë nga burgu. Megjithatë, pas shqyrtimit, Amnesty International, ka dalë me përfundim se komentet e Navalny të bëra para 15 vitesh, përfshirë një xhirim ku ai në dukje po krahasonte imigrantët me insekte, baraspeshonin me ‘gjuhë të urrejtjes’ që nuk është në përputhje me statusin e “e të burgosurit të ndërgjegjes”.

Thirrjet për të hequr statusin e Navalny erdhën nga disa llogari, thekson BBC, që citoi një gazetare pro Putin, që e kishte quajtur Navalnyn  ‘racist’ dhe e ka akuzuar atë si një ‘i dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vepruar kundër Putinit.

Gazetarja, Katya Kazbek, e përshkruan veten si një “feministe, hulumtuese LGBT e qytetare e botës” por në postimet e saj ajo ka lëvduar Stalinin dhe rregullisht e quan Navalnyn  ‘spiun’ të Amerikës që punon kundër Rusisë.

Mediat shtetërore ruse e quajtën fitore të madhe për Rusinë, ndërsa organizata tentoi të arsyetojë e mbrojë vendimin e saj duke theksuar se individët që nuk janë penduar për “gjuhën e tyre të urrejtjes nuk do të marrin mbrojtën e organizatës”.

Shfrytëzues të mediave sociale shpejt reaguan ndaj vendimit të Amnesty International duke e vlerësuar si të turpshëm dhe një dhuratë për qeverinë ruse të Putinit.

Amnesty International më nuk është një institucion që brengoset për të drejtat dhe liritë qytetare kishte shkruar një prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button