Është “shtrigë”, 20-vjeçarja digjet e gjallë

Ky është fundi tragjik i një 20-vjeçarje në Papua Guinenë e Re, ekzekutimi i së cilës ngjason më shumë me ekzekutimet mesjetare të heretikëve. 

20-vjeçarja e quajtur Kepari Leniata “u dënua” nga turma e njerëzve. Ajo akuzohej nga turma se kishte shkaktuar vdekjen e një fëmije 6-vjeçar duke përdorur praktika të magjisë. 6-vjeçari ishte shtruar në spital me dhimbje të forta stomaku. Ai ndërroi jetë pasditen e së martës, ndërkohë që paraditen e së mërkurës, banorët vendosën “drejtësi duke djegur shtrigën”. 

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës. E reja u mor me forcë nga banesa e saj nga një turmë burrash dhe në sy të të afërmve. U hodh në mes të rrugës, u dhunua me hekur të nxehtë e sende të tjera të forta, u spërkat me benzinë e më pas iu vu flaka. 

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak se janë ndaluar nga turma. Cituar nga mediat vendase, kreu i policisë lokale deklaroi se po e trajtojnë rastin si një vrasje dhe se shumë shpejt përgjegjësit e saj do të vihen përpara drejtësisë. 

Ndërkohë e përditëshmja vendase, “The National” përvec tronditjes së publikut për ngjarjen aspak të zakontë, thotë se 20-vjeçarja ishte nënë e një foshnje 8-muajshe.

Lajme të ngjashme

Back to top button