Protestuesit shqiptar nuk u lejuan ti afrohen ambasadës së Serbisë! (Foto)

Me parullat ‘Daçiç është i barabartë me Millosheviçin’, ‘Jemi Një’, ‘Ju shembët lapidarin, ndërsa ne nuk mund ta fshehim gjakun e lirisë’… qindra shqiptarë kanë marshuar drejtë ambasadës së Serbisë në Shkup, duke kërkuar zgjidhjen e duhur të çështjes shqiptare në Luginën e Preshevës.

Protesta u përcjell nga forca të mëdha policore dhe të njësisë speciale, të cilët me barrikada bllokuan rrugën në hyrje të lagjes Vodno rreth 300 metra larg ambasadës.

Protesta u organizua nga shoqatat e veteranëve të luftës, ndërsa gjeti mbështetjen e deputetëve të pozitës, partive më të vogla opozitare dhe unionit të studentëve të USHT-së.

‘Protestojmë në këtë vend, i cili njëkohësisht është shtytës i shumë ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe kudo që ka ngjarje tronditëse shqiptare, siç ishin ato të fundit. Nga këtu themi se jemi një dhe ju garantojmë se këtu e kudo ne jemi ata të cilët kemi dëshmuar disiplinë dhe përkushtim për çështje kombëtare. Ngjarjet e Preshevës na kanë irrituar të gjithëve dhe nga këtu qendra jonë shqiptare ta shprehim revoltën’ tha Fazliu Veliu, nga Këshilli organizativ.

‘Nga ana e organizuesve të kësaj proteste, kërkohet mbikëqyrja ndërkombëtare, veprim i koordinuar, i tri qeverive, Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, gjithçka që do të ndodh përgjegjësia të bie mbi këto. Shoqatat e dala nga lufta, studentët e USHT-së dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, të koordinuar me mundësitë e tyre janë në gjendje të kontribuojnë për çështjen shqiptare në Preshevë. Fillimisht kërkojmë kthimin e emblemës së UÇPMB-së, si vlerë e pa kontestueshme’ tha Shaban Asllani, kryetar i parlamentit studentor pranë USHT-së.

Protestën i ka dhënë mbështetje edhe BDK-ja e Hisni Shaqirit.

‘Jo vetëm që u shkel dinjiteti i shqiptarëve të Preshevës, po u bë një shkelje gjithë shqiptarëve, këto padrejtësi që vazhdon ti bëje politika e Beogradit ndaj shqiptarëve, mendojë se një herë e përgjithmonë shqiptarët ti kundërvihen me masa më demokratike’ tha Shaqiri.

Në protestë morri pjesë edhe deputeti nga radhët e BDI-së, Nexhati Jakupi.

**********************************************************

14:00Marshi protestues ka filluar, ndërsa protestuesit nuk lejohen ti afrohen ambasadës serbe pasi që janë vendosur barrikada policore në hyrje të lagjes rreth 300 metra larg ambasadës.
**********************************************************
Me moton ‘Presheva, Bujanoci dhe Medvegja’ janë nën shtetrrethim, shoqatat e veteranëve te luftës, të premten me fillim në orën 14.00 do të protestojnë para ambasadës së Serbisë në Shkup. 
 ‘Ne kemi parashikuar një defilim dinjitoz, me parulla të caktuara të cilat janë parulla të situatës dhe ndër ato do ti kemi pesë të caktuara për mbrojtjen e UÇPMB-së, kthimin e lapidarit, largimin e forcave nga shtet rrethimi, dhe njëkohësisht kundër veprimeve që janë të ngjashme me ato të Milloshevicit’ tha Veliu.
 Marshi protestues fillon prej orës 13.30 para Ministrisë së arsimit, apo ish ‘Nova Maedonijas’, për të vazhduar kah përfaqësia diplomatike tha Fazli Veliu, nga këshilli organizues i protestës.
‘Në protestë do të valojë flamuri jonë kombëtarë dhe gjitha parullat e lartpërmendura. Janë të ftuar të gjitha komunat shqiptare, deputete dhe shumë përfaqësues tjerë. Protesta fillon në 13:30, mblidhemi para ndërtesës së ish ‘Nova Makedonijas’ dhe nëpërmjet rrugës së Vodnos shkojmë drejtë ambasadës së Serbisë, në orën 14:00’ tha Veliu.
Organizatorët e protestës, kanë njoftuar gjitha autoritetet edhe atë të MPB për të mbajtur rendin.
Shoqatat e dala nga lufta të koordinuara tentojnë të kontribuojnë për zgjidhjen adekuate të çështjes shqiptare në Luginën e Preshevës. Fillimisht kërkojnë kthimin e emblemës së UÇPMB-së, si vlerë e pa kontestueshme./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button