Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut: Më 24 dhjetor është shkelur Kushtetuta

Ngjarjet e 24 dhjetorit paraqesin goditje të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, këto ngjarje paraqesin një presedan trishtues dhe të paparë deri më tani, që është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit juridik dhe sundimit të të drejtës.

– Veçanërisht brengos fakti se deputetët e opozitës u larguan me dhunë nga salla kuvendore nga ana e personave të paidentifikuar deri më tani, për të cilët akoma nuk është konstatuar sa e janë pjesëtarë të njësive speciale policore ose të sigurimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Komiteti thotë se ka dyshime të bazuara për largim tendencioz dhe të paramenduar të deputetëve të opozitës, duke pasur parasysh faktin se në sallën e Kuvendit kanë qenë të pranihsëm edhe deputetët Marinella Tusheva dhe Pançe Orcev, të cilët kanë qëndruar anash dhe aspak nuk kanë marrë pjesë në tollovinë e shkaktuar, e megjithatë edhe ata janë larguar me dhunë. 

– Është përdorur forcë fizike joproporcionale ndaj deputetëve dhe gazetarëve gjatë largimit të tyre nga salla e Kuvendit. Në këtë mënyrë është vepruar në kundërshtim me nenin 16 dhe nenin 70 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, nenin 19 të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut, nenin 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, nenin 2, 225 dhe 227 të Rregullores së Kuvendit, për shkak të përjashtimit të publikut nga puna e Kuvendit, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button