Uji i Shkupit më cilësori në Evropë?!

Uji të cilin e shfrytëzojnë shkupjanët është me kualitet më të lartë në Evropë. Viena është qyteti i parë për ujë më të pastër, ndërsa në jemi në rend të dytë, këtë e tha sot drejtori i NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’ Stojan Serbinovski.

‘Përskaj kontrollimit të rregullt të ujit të pijshëm, në Qendrën për kontrolle sanitare e cila funksionon në kuadër të ndërmarrjes, kryhen analiza të thella edhe të ujërave që derdhen në lumin Vardar. Gjithashtu edhe qytetarët duhet të kujdesen për ujin e pijshëm edhe në aspekt të  sasisë dhe në aspekt të kualitetit për 50 vitet e ardhshme’ tha Serbinovski. 

Nga ana tjetër drejtoresha e qendrës Katerina Dimovska, tha se uji analizohet çdo ditë në 36 pika matëse.

‘Me tre laboratorit me të cilat posedon Qendra, kemi 21 vende apo pika të analizës nëpër qytetet dhe në rrethinën e Shkupit në fshatrat dhe burimet Lepenec dhe Nerez. Nëse cilido qytetar thotë se ka problem me ujin e pijshëm, në çdo moment mund të alarmojë në ekipet kujdestare, të cilët dalin automatikisht në teren dhe zgjidhet problemi’ u shpreh Dimovska./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button