BDI merr Ministrinë e Arsimit të legalizojë tabelat e shkollave në Çair?

Emrat e ri të shkollave fillore në komunën e Çairit mbeten vetëm në tabelë. Portalb, jo-zyrtarisht mëson se ekziston një marrëveshje politike mes dy partnerëve qeveritar VMRO dhe BDI që pas rikonstruimit të Qeverisë, BDI të merr në udhëheqje Ministrinë e Arsimit ndërsa VMRO-së t’ia le atë të Ekonomisë. Me këtë, ministri eventual shqiptar do të zgjidhte çështjen ligjore për emrat e rinj të shkollave në Çair që ende ngelet “status quo”. Deri atëherë, publikisht nuk do të ketë reagime nga asnjëra palë.

Portalb i kontaktoi të gjithë palët e tanguara në lidhje me këtë temë dhe të gjithë kanë heshtur.
Muzafer Rexhepi përgjegjës për shkollat fillore në komunën e Çairit thotë se akoma nuk ka asnjë informacion definitiv nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrave të pesë shkollave fillore në këtë komunë.

“Nëse nuk zgjidhet çështja deri në fund të vitit do të kemi problem me dëftesat, sigurisht ne nuk mund të jemi pengesë për maturantët të cilët do ta përfundojnë klasën e tetë, nuk mund të jemi ne shkas që ata të mos regjistrohen në shkolla të mesme, nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë deri atëherë, do të shohim”- deklaroi Muzafer Rexhepi përgjegjës për Shkollat fillore në komunën e Çairit.

Nga ana tjetër as drejtori i shkollës fillore “Ismail Qemaili” ligjërisht “Rajko Zhinzifov” Kadri Agushi nuk ka ndonjë informacion konkret se çfarë do të ndodhë me emrin e shkollës që ai e drejton.

“Çështja ka mbetur në “status quo” ne do të insistojmë deri në fund që të zgjidhjet ky problem, por akoma nuk kemi venim përfundimtar”- thotë drejtori Kadri Agushi.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës heshtin askush nuk dëshiron të jep ndonjë deklaratë konkrete, madje as vet Vanço Shehtanski i cili kohë më parë u zotua se nëse nuk kthehen emrat e vjetër të shkollave fillore në komunën e Çarit, do të intervenojë me forcë.
Sipas të gjitha gjasave zgjedhja e emrave të shkollave si dhe shumë probleme i janë lënë kohës, më saktë gjithçka do të precizohet pas zgjedhjeve lokale të 24 marsit.  /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button