Nokia Lumia 1020, 41 arsye pse ta zgjidhni atë

Nokia ka prezantuar zyrtarisht Lumia 1020, telefoni i fundit i kompanisë Windows Phone 8 dhe telefoni i parë me kamera 41-megapikselë PureView.

Kamera është bazuar në teknologjinë e telefonit Nokia 808 PureView, por me një shasi më të vogël, e kompletuar me një blic Xenon dhe vjen me aplikacionin Pro Camera.

Telefoni vjen me ekran 4.5-inç AMOLED HD + 1280 x 768 dhe mbrohet nga Gorilla Glass 3. Ashtu si Lumia 925 dhe 920, ai gjithashtu mbështet përdorimin me doreza, falë ndjeshmërisë së lartë të ekranit.

Në brendësi, ka një procesor 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4, 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Lidhshmëria përfshin LTE, HSPA + dhe GSM / EDGE, së bashku me Wi-Fi a / b / g / n, Bluetooth 3.0, GPS, dhe NFC.

Kliko tek linku më  poshtë për foto më të madhe

Nokia ka postuar një fotografi në faqen e tyre të facebookut në të cilën I ka përmbledhur të gjitha specifikat me të cilat disponon Nokia Lumia 1020. Nëse kjo nuk ju bind, çka tjetër do t’ju bind të zgjidhni pikërisht atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button