Jailbreak edhe për iPhone 5
Të gjithë ata që kanë iPhone 5 të bllokuar nuk duhet të shqetësohen më, pasi shumë shpejt po vjen edhe zgjidhja e këtij problemi.
Kush kërkon të dhëna kofidenciale nga Apple, do t’i ketë ato shumë shpejt, për të zhbllokuar iPhone 5.
Lajmi për “jailbreak” të iPhone 5 është bërë i ditur nga rrjeti social Twitter dhe është nxjerrë pikërisht nga “planetbeing”, e cila ka konfirmuar se është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të vijë veprimi për zhbllokimin e iPhone 5.