Së shpejti xhami pa minare në Athinë

Kryeministri grek Antonis Samaras nxit përfundimin e përgatitjeve për ndërtimin e xhamisë në kryeqytetin e Greqisë. 

Athina është i vetmi kryeqytet në Evropë që nuk ka një objekt kulti për myslimanët dhe me ndërtimin e xhamisë realizohet kërkesa e qindra-mijëra prej tyre, që jetojnë në këtë vend, që nga viti 1940, transmeton BW. 

Së shpejti do të shpallet tenderi për ndërtimin e objektit, me një kapacitet prej 350 vendesh dhe që do të kushtojë 846 000 euro. Arkitektura e saj është realizuar nga zyra e Aleksandros Tobazi, që ka projektuar disa nga xhamitë me te bukura ne botë. 

Kjo xhami nuk do të ketë minare dhe do të jetë në harmoni me mjedisin në lagjen Botaniko në Athinë. 

Deri më sot myslimanët i kryenin ritet fetare në stadiume, apo mjedise të tjera të improvizuara. Mungesa e një xhamie për komunitetin mysliman ka bërë që Greqia të kritikohet shpesh për shkeljen e lirive fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button