KKZ Strugë refuzon listën e përbashkët të VMRO dhe LSDM

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Strugë e ka refuzuar listën e përbashkët të këshilltarëve të VMRO-së dhe LSDM-së.

Sipas kryetarit të KKZ-së në Strugë, Xhengiz Hani, lista e dorëzuar nga LSDM nuk i ka plotësuar kriteret ligjore.

“Lista e dorëzuar mbrëmë nga LSDM-jë nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj, sepse në përbërjen e asaj liste ka pasur edhe emra që tani më figurojnë në listën e dorëzuar nga VMRO-ja, dhe kjo nuk lejohet me rregullore. Prandaj ne nuk mund ta pranojmë këtë listë” thotë për Portalb, Xhengiz Hani.

Nga ana tjerët, nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Subhi Jakupi thotë se për këtë çështje KSHZ nuk ka ingerenca të vendos në është shkelur apo jo ligji.

“Këtë çështje mund vetëm Gjykata Administrative ta zgjedh nëse LSDM dorëzon ankesë atje” tha Jakupi.

LSDM dhe VMRO kanë dorëzuar ankesë deri te kjo Gjykatë.

Nga VMRO për Portalb thonë se VMRO kishte tërhequr listën e këshilltarëve përpara se të dërgohet e reja me emra të përbashkët, dhe këtë e ka pranuar KSHZ ndërsa tani KKZ nuk respekton vendimin e saj. 

Mbrëmë KSZH pranoi bashkëpunimin e partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM për përkrahjen e një kandidati për zgjedhjet në Strugë dhe Kërçovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button