Shumë biblik ngjan ky sulm i karkalecave në Izrael (FOTO)

Kur Moisiu i kërkoi faraonit të Egjiptit që të lirojë skllevërit izraelitë, ai refuzoi. Zoti dërgoi dhjetë ndëshkime për Egjiptin dhe një prej tyre ishte një tufë gjigande me karkaleca.

Por për çudi, pak përpara kremtimit të eksodit të Moisiut, kur izraelitët lanë Egjiptin, po ndodh diçka e çuditshme.

Një tufë me karkaleca ka kaluar kufirin përmes Egjiptit dhe ka hyrë në Izrael, duke shtuar frikën se vendi do preket nga insektet pikërisht në ditën e festës.

Tufa prej më shumë se 30 milion insektesh ka shkatërruar bimësinë në Egjipt dhe tani është nisur në drejtim të Izraelit.

Një pjesë e vogël e tufës prej 1 milion karkaleca ka hyrë tashmë në tokën izraelite.

Një komitet emergjencash është ngritur, ndërkohë që autoritetet po hedhin pesticide në ajër në tentativë për t’i vrarë insektet.

Autoritetet shpresojnë se dëmet do jenë minimale.

Lajme të ngjashme

Back to top button