Berisha: Kriza gjunjëzoi fqinjët, por jo Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një konferencë për shtyp me gazetarët, ku ka folur për krizën e ekonomike. Ai ka thënë se i ka thirrur gazetarët për ti treguara atyre dhe publikut paketën e re të reformave të mëdha që do miratojë këto ditë qeveria shqiptare.

“E thirra këtë takim me ju për t’ju njohur nga afër me paketën e re të reformave të mëdha që do miratojë këto ditë qeveria shqiptare. Është një opinion botërisht i konsoliduar se Shqipëria përballoi me sukses krizën e borxheve dhe euros që ka pllakosur Eurozonën dhe vendet e tjera, por në veçanti dy partnerët kryesorë Italia dhe Greqia. Duke pasur sistemin bankar, banka bija të vendeve të Eurozonës, duke patur dy partnerët kryesorë Italinë e Greqinë mendohej që Shqipëria do ishte viktimë e saj por kjo nuk ka ndodhur. Kriza e vendeve fqinjë ka pasur pasqyrim në ekonominë shqiptare, por nuk ka arritur ta gjunjëzojë ekonominë tonë, në vitet më të vështira të krizës ekonomia shqiptare nuk ra në koncesion, ruajti rritje ekonomike nga 3 në 4 %”, tha kryeministri. 

Berisha ka thënë se ekonomia e vendit është nën kontroll dhe sipas tij, opozita shpif kur thotë se vendi po shkon drejt falimentimit. 

“Nga opozita keni dëgjuar shpesh deklarata, opozita në mënyrë të përditshme hedh poshtë të dhënat, hedh shifrat, shprehet se buxheti s’ka para për rroga, se po ecet drejt falimentimit. Mirëpo opozita ndonjëherë dhe media duhet të kenë parasysh se është koha globale, ora globale, siguria globale, por sot nuk ka asgjë më globale se sa ekonomia, dhe asnjë s’ka sot më të kontrolluar se ekonomia”, shtoi Berisha duke cituar institucione të ndryshme ndërkombëtare që vlerësonin performancën e ekonomisë shqiptare./shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button