Gjeneratat dhe teknologjia

Natyra Dika Kërluku

Çdo gjeneratë ka karakteristikat e veta që e dallojnë. Sidomos kur bëhet fjalë për qasjen, si e përdorin dhe sa janë adaptuar me teknologjinë. Kur them teknologji ju referohem mjeteve për komunikim, pajisjeve teknologjiket dhe jo vetëm. Platformat e ndryshme dhe mediat sociale po ashtu, sepse në mënyrë drastike po ndryshojnë mënyrën e jetesës, sidomos viteve të fundit.

“Çdo gjeneratë ka nevojë për një revolucion të ri.” ka thënë i madhi Tomas Xheferson. Vërejtur nga këndvështrimi i teknologjisë thënia merr edhe më shumë kuptim. Ndryshimet teknologjike në periudhat e ndryshme kohore, kanë determinuar sjelljen dhe mënyrën e jetesës të brezave. Po bëj një retrospektivë të ndryshimeve teknologjike nga gjysma e shekullit të kaluar deri në ditët e sodit dhe si grupmoshat e ndryshme i përjetuan ato.

Gjeneratat
  1. Të parët janë të ashtuquajturit “Baby Boomers” apo Gjenerata e Bumit. Kemi të bëjmë me të lindurit mes viteve 1945 dhe 1964, që përjetuan periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. U quajtën kështu sepse nataliteti aso kohe pati ritje drastike. Ky brez duhet patur zili, sepse përjetoi gjithçka që të rinjtë do të donin në atë kohë: përjetuan muzikën e Bitelsave, Elvis Prislit; uljen e parë të njeriut në Hënë; morën emocione nga loja e futbollistëve më të mirë si Pelé, Maradona, etj.

Për sa i përket teknologjisë, Bumersat ishin në adoleshencën kur u shfaq IBM PC, por jo për përdorim masiv. Mjeti komunikuese i asaj kohe ishte telefoni rrotullues, kurse mediumet: televizori dhe radio. Akoma vazhdojnë të jenë konsumuesit më të mëdhej të këtyre mediumeve si dhe gazetave. U njohën për herë të parë me teknologjinë rreth të 60tave, prandaj ajo nuk pati ndikim të madh në jetën  e tyre.

  1. Brezi tjeter Gjenerata X përfshin ata që kanë lindur mes viteve 1965 dhe 1979/80, periudhë kjo e rindërtimit të Evropës pas luftës. Ishin kohëra të vështira sepse ishte periudhe trazirash dhe gjetja e një pune ishte një sfidë e madhe.

Xers-at ishin fëmijët e parë që patën qasje në kompjuterët personalë nëpër shtëpi dhe shkolla. Të lindurit më herët janë përdoruesit  e parë të makinave të para analoge ndërsa, ata të fundit të grupit janë pionierët, të parët që u ballafaquan me revolucionin e Internetit.

Pjesëtaret e kësaj grupmoshe kryesisht përdorin postën elektronike apo emailin dhe telefonin për të komunikuar. Kjo gjeneratë vazhdoi të konsumon të njëjtat mediume: gazetat, revistat , radio dhe TV. Si adoleshentë në vitet 70ta dhe 80ta, Xers-at u quajtën edhe si “Gjenerata MTV” pasi ishin ndjekës pasionant të këtij kanali muzikor që pati hov aso kohe, si rezultat i lindjes së stileve të ndryshme muzikore.

  1. Revolucioni teknologjik u formësua nga Gjenerata Y ose Milenialsat. Bëhet fjalë për ata që kanë lindur mes viteve 1980 dhe 1994/96 . Në vitet e 90ta, zhvillimi teknologjik u bë shpërthyes dhe kjo u dha atyre një sërë përparësish. Ky brez është i pari që përjetoi ardhjen dhe rritjen e përdorimit të internetit dhe telefonave celularë. Teknologjia tashmë ishte pjesë e përditshmërisë së tyre: të gjitha aktivitetet ndërmjetësoheshin nga një ekran. Tabletat dhe Smartfonat janë produktet më të përdorura, kurse tekst mesazhet dhe mediat sociale janë forma më e shpeshtë e komunikimit. Njihen edhe si adhurues të lojërave të ndryshme, prandaj konsiderohen edhe si Gjenerata e Gamers-ave (Lojtarëve) – 63% e tyre posedojnë konsola lojërash.

Sidoqoftë, kjo gjeneratë nuk ka lindur në botën digjitale, por ka migruar në të nga ajo analogjia në të cilën po jetonin.

  1. Gjenerata Z apo Gen Z janë të lindur për të qenë digjital. Janë ata që kanë lindur nga viti 1995 e këtej , pra rinia e sodit. Erdhën në jetë kur teknologjia digjitale tashmë ekzistonte dhe po ndodhnin ndryshime dhe inovacione të mëdha, ndryshe nga gjeneratat e tjera të cilët ose u rritën ose ishin në moshë madhore kur erdhën mediat sociale, smartfonat dhe u mundësua qasja e menjëhershme te informacioni.

Ky brez ësht i varur totalisht nga interneti i cili tashmë është pjesë e ADN-së së tyre. Çdo gjë që ka lidhje me internetin dhe digjitalizimin është në fokusin e tyre: smartfonat, mediat sociale, tekst mesazhet, gaming, etc. Zotërimi dhe lidhshmëria që kanë me teknologjinë, kanë bërë që marrëdhëniet e tyre ndërpersonale të lihen pas dore. Duke pasur qasje në çdo lloj informacioni, ata shpesh humbin durimin sepse i duan gjërat menjëherë të nxitur nga bota dixhitale në të cilën janë zhytur. Edhe stili i jetës së tyre së fundmi po ndikohet nga youtubers-at që ndjekin.

Në mesatare, mendohet se smart pajisjen e parë e marrin në moshën 10 vjeçe. Përndryshe janë përdorues pasionant të të gjitha pajisjeve, sidomos atyre komunikuese të dorës – smartwaches dhe aksesorëve tjere (VR, voice asisatnce pajisjet). 57% e kohës që përdorin smartphone-t ata e kalojnë me aplikacionet e mesazheve: Snapchat, iMessage, Skype, etj. Në ditë harxhojnë mbi 10 orë në përdorin e smart pajisjeve.

Sa përdoren rrjetet sociale

Në ditët e sotme, përdorimi i teknologjisë digjitale vazhdon edhe më tej të ritet ndër breza. Në një mënyrë apo në një tjetër, të gjithë brezat kanë përqafuar teknologjinë dhe e kanë bërë atë pjesë të përditshmërisë.

Milenialials-at shquhen si grupmosha me përdorimin më të gjerë të teknologjisë, kjo edhe nga fakti që përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës si dhe forcës së punës (workforce). Por që nga viti 2012 ka pasur një rritje të konsiderueshme në adoptimin e teknologjisë edhe nga brezat tjerë – Gen Xers-at dhe Bumers-at.

Sipas një analize të bërë nga Pew Research Center, ne Shtetet e Bashkuara tashme 93% e Milenials posedojnë smartfona, krahasuar me 90% e Gen Xers dhe 68% e Baby Boomers-ave.

Në nivel botëror, shkalla e penetrimit të smartfonave është mbi 45%. Me fjalë të tjera, më shumë se 4 nga 10 në njerëz në botë aktualisht jane të pajisur me smart pajisje.

Edhe mediat sociale kanë po te njëjtin trend. Sipas po të njëjtës analizë në SHBA, rreth 86% e Milenials-ave , 76% e Gen Xers-ave dhe 59% e Bumers-ave kanë llogaritë aktivë në mediat sociale.

Sa u përket mediave sociale, aplikacioni më i përdorur mbetet Facebook. Sipas një sondazhi të bërë, u konstatua se 63% përqind e përdoruesve të internetit kishin hyrë në Facebook gjatë javës për ndonjë qëllim të caktuar.

“Çdo brez qesh me modën e vjetër, por ndjek në mënyrë fanatike të renë” ka thënë  Henry David dhe kjo më së miri pasqyron atë që ka ndodhur me teknologjinë ndër breza sidomos ne këto 10-20 vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button