Strugë, Labënishti me mësimdhënësit festuan 7 Marsin

Kandidati i BDI-së për kreun e Komunës së Strugës, Arben Labënishti  në një takim me mësimdhënësit strugan me rastin e 7 marsit i përgëzoi ata për kontributin e çmuar  në arsimimin e gjeneratave të reja.

Përkulemi me krenari dhe respekt para të gjithë atyre brezave të arsimtarëve pedagogëve dhe mësimdhënësve që themeluan shkollën e parë shqipe në Korcë dhe brezave më të vonshëm  për kontributin  e madhë të dhënë për arsimin shqip nënvizoi Labënishti.

’’Respekt për veteranët që bënë më të mirën në interes  të kombit të tyre duke edukuar dhe arsimuar brezat e rinjë. Unë besoj që pa ju sot askush nuk do mund ta quante veten mësues, pedagog, ekonomistë, doktor apo jurist, ju jeni ata që ngrini themelet e të gjithë këtyre profesioneve. Për mua është një kënaqësi e veçantë që jam këtu me ju dhe besoj që kjo ditë do të jetë një ditë feste, krenarie dhe në të njëjtën kohë një ditë reflektimi për cilësin e arsimit tonë me iden që nesër bashkërishtë të punojmë të gjithë për një arsim cilësor në interes të fëmijëve tanë, familjeve tona dhe kombit tonë’’ përfundoi Labënishti .

Në këtë takim festë kandidati i BDI-së Arben Labënishti nga afër bisedoi me të gjithë mësimdhënësit dhe veteranët e arsimit që ishin prezentë në këtë takim të organizuar nga Labënishti.

Lajme të ngjashme

Back to top button