70% e qumështit të Serbisë me nivele të larta të aflatoksinës

Rezultatet nga analizat e qumështit nga Serbia të përpunuara në një laborator holandez tregojnë se pothuajse 70 për qind e mostrave nga qumështi i dërguar e tejkalojnë kufirin prej 0,05 mikrogramë në kilogram (mg/kg).

Nga ana tjetër, në kumtesën e ueb-faqes së Ministrisë serbe të bujqësisë theksohet se asnjë mostër e qumështit nuk përmban aflatoksinë M1 në vlerë më të madhe nga ajo që është e lejuar në Serbi.

Laboratori ka vërtetuar se 31,25% e mostrave nga qumështi i dërguar nuk e tejkalojnë kufirin që e ka vendosur BE-ja.

Kufiri i lejuar i aflatoksinës në qumësht, në BE është 0.05 mg/kg, ndërsa Serbia paradokohe i ktheu nivelet e lejuara deri para dy vjetëve prej 0,5%.

Ministria e Bujqësisë dje e mori raportin nga laboratori RIKILT Vegeningen nga Holanda për praninë e aflatoksinës M1 në 48 mostra të qumështit, të cilat me urdhër të inspeksionit janë tërhequr nga raftet e dyqaneve në Serbi më 19 shkurt të vitit 2013. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button