Kur mbijetesa është dhunë

Ëndrra ose vizioni për të qenë dikush është pranvera e jetës.Kurse mënyra për të arritur deri te qëllimi i caktuar është tapeti i kuq i shtruar drejt pranverës së jetës.Shumëkush ka ëndrra të cilat i mbesin vetëm ëndrra përgjithmonë, do doja që me gjitha mundësitë t’i mundësoja gjithsecilit prej nesh të arrin atë që i do zemra, “rrugët janë të hapura” drejt suksesit, po të mbyllura prej drynave më të fortë që ndalojnë rrugën e shumë udhëtarëve, kalimtarëve të rastit…

Jetojmë në “botën që na sfidon me gjithçka përveç të së vërtetës, asaj që e meriton gjithkush, lirisë për të zgjedhur atë që do ta arrish. Jetojmë ne nje bote, ku mbijetesa është dhune, liria eshte nje ëndërr, drejtësia një genjeshter, e nesermja nje e djeshme … 

Po endemi këtu e atje duke e ndarë dhimbjen “së bashku”, shqiptarët e Maqedonisë po përjetojnë trauma që as në komunizëm nuk është përdorur kjo dhunë. Dhuna ushtrohet në fëmijë viktima të rastit që të vetmen të dalur e kanë shkollën,pasiguria dhe frika mbulon gjithçka tjetër, incidente gjithandej, frikë, dhunë, e përfaqësuesit tanë në “politikën madhështore”shitën gjithçka përveç karriges, ajo karrige që po na bën të vuajmë edhe neve si fëmijë, viktimë e rastit jemi neve,kurse ata mbështetën nën strehë të fortë ku as zërin vuajtës të popullit nuk e dëgjojnë, e injoranca e disave prej neshende kanë atë copëz vullneti që ikin si rrufe për të votuar karrigen, ajo karrige e mallkuar që po e vuajnë fëmijët,femrat, pleqtë, dhe s’sheh gjë tjetër pos dhunës…

Traumatizimi i fëmijëve sjell dhimbje të pashuajtura, dhe përderisa i shkruaj këto fjalë më vjen të ik larg nga këtu,të mos shoh marrëzirat e disa prej neve që njihen me emrin “shqiptarë”( edhe pse nuk u ngjan aspak)..

Ata që duhet të na mbrojnë ne flenë kurse tjerët veprojnë, ne heshtim ose dimë vetëm të belbëzojmë, jo të veprojmë diçka kundër, nuk dimë të përkrahim njëri tjetrin po të luftojmë kundër njëri tjetrit, ushtrojmë dhunë aty ku nuk duhet ne i përkasim një kombi e një feje që nuk i lejohet çdo gjë, morali ynë është i pastër, nderi jonë është mbi të gjitha nuk duhet lejuar që të nëpërkëmbet gjithandej, ne jemi ata që mund ta ndryshojmë aktualitetin tonë të hidhur. Ne mund ti  kundërshtojmë ato ë na vrasin pas shpine, e jo t’ua lëmojmë dorën, po jo tani janë ndryshe shumë gjëra, jo të gjithë prej nesh e duan drejtësinë, ata që e duan mund të dalin të luftojnë kundër..

Parashtrohet pyetje se si ta bëjmë këtë? 

Vullneti i shpirtmadhësisë së njeriut nuk dorëzohet, ne mund ti mposhtim ata në mënyrë tjetër, duke zhdukur injorancën, që na ka kapluar prej një periudhe të gjatë, ne mund ti gëzojmë liritë dhe të drejtat tona, e jo të na i mohojnë të tjerët, ne mundemi nëse jemi të vetëdijshëm , nëse dallojmë të bardhën prej të zezës, zgjidhja egziston gjithmonë, po vullneti është i rrallë, ne jemi ndryshimi, ne dhe vetëm ne, ardhmëria varet prej nesh.. 

Zgjohu rini, mposhti të tjerët me dijeni, zhduke injorancën, lufto për ekzistencën tënde së paku…

O shkau i zi ik nga rruga 
mos u sfido me fëmi..
Në daq luftë të trazosh 
dil para burrave të luftosh..
Ti se ke atë guxim, se Zoti
nuk ta jep atë fuqi, ke aq 
dhe vetëm aq forcë , sa për
të ushtruar dhunë në fëmijë…
U mallkofsh gjithnji, 
ashtu siç ke qenë deri tani..!

Lajme të ngjashme

Back to top button