BMW dhe Thermaltake nxjerrin kufje të reja

Emri BMW zakonisht të sjell në mendje seritë M dhe automjetet luksoze. Megjithatë, emri BMW ka gjetur rrugën e saj në produkte të tjera, veçanërisht në pajisjet kompjuterike në partneritet me Thermaltake.

Produkti i fundit që do të vijë nga ky partneritet mes BMW dhe Thermaltake janë kufjet për video-lojërat Level 10 M.

Kufjet janë shumë tërheqëse dhe përmbajnë një mikrofon. Ka dy versione të kufjeve dhe njëri version vjen me lidhje standarde audio 3.5 mm. Ndërsa versioni tjetër DTS i kufjeve lidhet me një kompjuter nëpërmjet USB-së.

Versioni DTS i kufjeve do të shitet për rreth $200. Me sa duket, versioni 3.5 mm do të jetë pak më i lirë, por çmimi nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button