Sonte do të dihet se a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja në Strugë

Sipas informatave të A1On, socialdemokratët e Strugës sonte do të marrin vendim definitiv se a do ta përkrahin kandidatin e VMRO-DPMNE-së për kryetar të Strugës, dhe për atë se si do të sillen në zgjedhjet lokale të 24 marsit kur bëhet fjalë për këtë komunë.

Në ndërkohë, sipas informatave të A1, gjatë dy ditëve të kaluara është shqyrtuar mundësia se a ka mënyrë që kandidatët për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së në Strugë të japin deklarata se heqin dorë nga kandidaturat për këshilltarë dhe me këtë të hapet mundësi juridike që LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja të dalin me listë të përbashkët për këshilltarë, sikurse ishte edhe kërkesa e LSDM-së që ata përsëri ta përkrahin Vllado Koçovskin, të cilin VMRO-DPMNE-ja e propozoi si kandidat për kryetar të komunës së Strugës.

Kryetari i LSDM-së së Strugës, Riste Çushkoski për A1On ka thënë se ata mbeten në propozimin të cilin dje zyrtarisht e publikoi Igor Ivanovski.

“Momentalisht është duke u punuar në atë që me VMRO-DPMNE-në të shkojmë me listë të përbashkët dhe ta përkrahim kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Kandidatët në atë do të ishin të përzier dhe ky është propozimi jonë i fundit. Deri nesër, do të dihet gjithçka”, tha Çushkoski.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Liljana Zaturoska për A1On tha se ligjërisht nuk është e mundur që ata të heqin dorë nga lista e tyre e këshilltarëve.

“Ne e respektuam afatin e KSHZ-së, dhe për këtë arsye tani nuk mund të tërhiqen listat. Ligjërisht kjo nuk është e mundur. Tani mbetet opcioni që LSDM-ja të përgatisë të veten. Nga ana  opozitës morëm premtim se do ta përkrahin kandidatin tonë. Biseduam me ata në nivel lokal dhe na thanë se do ta përkrahin atë”, tha Zaturoska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button