Stano: Është për të ardhur keq që në Maqedoni ndodhin incidente të këtilla

Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë e brengosur për incidentet e shpeshtuara ndëretnike në Maqedoni gjatë periudhës së kaluar. 

“Është për të ardhur keq që po ndodhin incidente të këtilla. BE-ja pret nga liderët e komuniteteve dhe organet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet që të shmanget përkeqësimi i tensioneve”, ka deklaruar Stano. 

Ai shtoi se, “kjo situatë është shqetësuese dhe për shkak se Komisioni Evropian është në përgatitje e sipër të raportit special për vendin tuaj, i cili, pas zgjidhjes së krizës politike, avancimit në zgjidhjen e kontestit të emrit dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, pritet të jetë pozitiv. Raporti pozitiv i KE-së, sipas konkluzioneve të Samitit të BE-së, duhet të sigurojë ‘dritë të gjelbër’ nga liderët e vendeve-anëtare, për dhënien e datës për fillimin e negociatave aderuese”, ka deklaruar Stano. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button