Tom Henks do ta udhëheqë programin solemn në inaugurimin e Biden

Aktori Tom Hanks do të jetë nikoqir i programit solemn më 20 janar, në ditën e inaugurimit të Joe Biden, publikuan organizatorët e kësaj ngjarje, transmeton Reuters.

Në emisionin special, i cili do të zgjasë 90 minuta dhe do të quhet “E celebrojmë Amerikën” (“Celebrating America”), do të marrin pjesë edhe disa personalitete të tjera në SHBA siç janë Jon Bon Jovi, Demi Lovato Justin Timberlake dhe Ant Clemons.

Biden dhe nënkryetarja Kamala Harris do të japin betimin solemn atë ditë dhe të mbajnë fjalim hyrës në ceremoni.

Programi do të transmetohet në  CBS, ABC, CNN, NBC, MSNBC dhe do të transmetohet në YouTube, Facebook, Twitter dhe disa platforma të tjera onlajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button