Update: Studentët e USHT-së u takuan me presidentin Ivanov

Studentët e USHT-së u takuan sot me kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov, ku diskutuan për nevojat dhe problemet e tyre gjatë procesit mësimor si dhe mundësitë për rritjen e kualitetit dhe nivelit arsimor në vend.

Prsidenti Ivanov inkurajoj studentët e USHT-së duke premtuar mbështetje të plotë nga shteti, për realizimin e qëllimeve dhe shkollimit cilësor të tyre.

 “Mendoj se këto iniciativa janë shumë të dobishme për studentët. Komunikimi I drejtpërdrejtë me presidentin na inkurajon për të punuar më shumë dhe na jep mundësinë që të shpalosim idetë dhe shqetësimet tona drejtpëdrejtë me kreun e shtetit. Uroj që takime të këtilla të ketë edhe në vazhdim pasi vetëm me komunikim të drejtpëdrejtë dhe diskutimin e problemeve, mund të bëjmë hapa  progresive drejt një niveli arsimor më cilësor”, tha Adriana Velia, një nga studentet që morën pjesë në takimin me presidentin.

Studentë e USHT-së kërkuan nga presidenti Ivanov që të bëjë më shumë për studentët dhe universitetet duke rritur e cilësisë dhe kualitetit e zhvillimit të mësimit.

****************************************************************************

Sot presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do të realizojë takim studentët me sukses mesatar më të lartë të Fakultetit nga Shkencat Shoqërore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. 

Kjo është seria e gjashtë nga takimet e planifikuara të presidentit me studentët nga të gjitha universitet në Republikën e Maqedonisë. 

Praktika e themeluar për takime të rregullat me studentët më të mirë nga të gjitha universitetet në vend bazohet mbi bindjen e presidentit Ivanov se përparimi i vazhdueshëm i cilësisë së arsimit ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe për këtë qëllim është e nevojshme të merren parasysh mendimet dhe sugjerimet e studentëve, qytetarët e ardhshëm akademikë të Republikës së Maqedonisë prej të cilëve drejtpërdrejt varet ardhmëria dhe zhvillimi i shoqërisë dhe shtetit tonë. 

Në këtë drejtim është edhe themelimi i Shkollës për liderë të rinj e cila çdo vit mbahet nën patronazhin e presidentit Ivanov, si dhe ndarjea e mirënjohjes “Shkencëtari i ri më i mirë”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button