Gruevski sot takohet me Cërvenkovskin

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, e ftoi në takim kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Ky i fundit ka pranuar ftesën dhe takimi do të mbahet sot në orën 13:30 në Klubin e deputetëve në Shkup.

 “Në kuadër të zhvillimit të saj shtetëror dhe juridik Republika e Maqedonisë është ballafaqura me sfida me karakter të ngjashëm, të cilat ka arritur t’i tejkalojë e veprime të urta dhe të përgjegjshme dhe ka arritur të nxjerrë mësime pozitive, dhe me këtë rast të bëhet edhe më e forte” thotë Gruevski në letrën e tij.

Në ftesë, është potencuar edhe aspekti që Republika e Maqedonisë është duke realizuar reforma, projekte dhe masa në të gjitha fushat, e poashtu gjendet edhe në një proces dinamik dhe intensiv të eurointegrimeve, me ç’rast, sipas kryeministrit Gruevski, liderët politikë duhet me anë të autoritetit të tyre të mundësojnë përkrahje dhe zhvillim të vendit, për shkak se si liderë këtë ua kanë për borxh qytetarëve.

Lideri i opozitës pranoi ftesën e kryeministrit të cilën e kumtoi gjithashtu në formë të shkuar. 

“LSDM në periudhën e kaluar disa herë theksoi veçanërisht për shkak të situatës së re që u krijua, se janë të domosdoshme përpjekje për të dalë nga kjo situatë përmes arritjes së marrëveshjes politike e cila do ta kthejë Maqedoninë në drejtimin e duhur.  Prandaj, të ndërgjegjshëm për krizën e thellë politike në të cilën gjendet vendi pas ngjarjeve të pahijshme që ndodhën më 24 dhjetor, me qëllim të krijimit të ambientit për integrime të suksesshme për BE dhe NATO, e pranoj ftesën Tuaj”, theksohet ndër të tjera në letrën e Cërvenkovskit.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button