Një zyrtarë policor është viktima e pestë e trazirave në Kongresin amerikan

Një anëtar i policisë së kongresit iu dorëzua plagëve të marra gjatë ndërhyrjes së djeshme të mbështetësve të Donald Trumpit në Kapitol, duke u bërë viktima e pestë e trazirave që synonin të parandalonin Joe Bidenin të emërohet zyrtarisht presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, njofton Portalb.mk.

Brian Siknik ka qenë pjesë e policisë së Kongresit që nga viti 2008 dhe ka shërbyer së fundmi në departamentin për intervenim të shpejtë.

“Polici Siknik reagoi ndaj dhunës dhe u plagos kur u përball fizikisht me protestuesit”, njoftoi policia.

Gjatë trazirave u vranë edhe katër protestues, për çka vetëm njlra prej viktimave, 35-vjeçarja Ashley Babbitt, është konfirmuar se u vra nga policia. Autoritetet gjithashtu publikuan edhe identitetin e tre viktimave të tjera, të cilët varionin nga mosha 34 deri në moshën 55 vjeç.

Edhe 14 policie janë plagosur gjatë këtyre trazirave.

Ndryshe, mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës së mërkurë, teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit përpiqeshin të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Nënpresidenti i SHBA Mike Pence ka dënuar dhunën në Twitter

Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232.

Bideni do të inaugurohet më 20 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button